Fjala ka një ndikim të madh në mjedisin shkollor, pasi mënyra se si përdoret ndikon drejtpërdrejt në ndjenjat dhe marrëdhëniet mes nxënësve. Për të kuptuar më mirë peshën e fjalës dhe praninë e dhunës verbale në shkollë, u zhvillua një pyetësor me nxënës të grupmoshës 13–16 vjeç, ku u morën 100 përgjigje. Ky pyetësor synon të pasqyrojë perceptimet dhe përvojat e nxënësve mbi komunikimin dhe ndikimin e fjalëve në klimën emocionale të shkollës.